Home Aktualitet Dega e PD-së ...

Dega e PD-së në Shkodër: Qytetarët do të dinë të zgjedhin kandidatët më përfaqësues për Këshillin Bashkiak

56
0

Drejtuesit e Partisë Demokratike Dega Shkodër, në një deklaratë për mediet, falënderuan banorët e Bashkisë Shkodër për qytetarinë, mbështetjen pa kushte dhe përkrahjen që kanë treguar ndaj kandidatëve të Partisë Demokratike për Këshillin Bashkiak gjatë kësaj fushate elektorale, e cila i paraprin zgjedhjeve vendore të 14 Majit.

”Partia Demokratike me numrin 9️ në fletën e votimit, përfaqësohet me këshilltarët më dinjitoz dhe profesionist për t’i ofruar zgjidhje qytetit të Shkodrës dhe njësive administrative. Shkodranët do të dinë të zgjedhin kandidatët më përfaqësues të këshillit bashkiak, ata të Partisë Demokratike, të vetmes alternativë të djathtë.

Tashmë, është e pranuar nga të gjithë se lista e Partisë Demokratike për këshilltarë bashkiakë, është lista me kandidatët më të mirë, qytetarë të angazhuar, të përkushtuar të cilët përfaqësojnë denjësisht qytetin dhe çdo njësi administrative. Vota për numrin 9️ është votë për të vetmen Parti Demokratike, është votë kundër korrupsionit, kundër neglizhencës dhe arrogancës, është votë në shërbim të së ardhmes”, thekson PD-ja e Shkodrës.

Falë besimit të shkodranëve, përfaqësuesit e kësaj dege shprehet se Partia Demokratike do të jetë forcë e parë në Këshillin Bashkiak. “Për vetë rëndësinë që kanë këto zgjedhje, Partia Demokratike Dega Shkodër bën thirrje për pjesëmarrje, për qetësi dhe maturi”, përfundon deklarata për mediet.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit