Home Aktualitet Deklarata e p...

Deklarata e përbashkët në Samitin e BE-së në Tiranë, mediat serbe: Vuçiç nuk e firmosi

922
0

Në përfundim të samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimorit që u mbajt këtë të martë në Tiranë për herë të parë në një vend jo pjesë e unionit, liderët pjesëmarrës kanë firmosur një deklaratë të përbashkët ku dakordësohen për të bashkëpunuar në disa çështje.

Mediat serbe shkruajnë se presidenti Aleksandër Vuçiç nuk e ka firmosur, pasi nuk ka rënë dakord me pjesën në të cilën vendosen sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Siç raportojnë mediat vendase, Vuçiç tha  gjatë konferencës për media se Serbia nuk do të marrë pjesë në vendosjen e masave kufizuese kundër Rusisë.

”Nuk mund të pajtohem apo të qëndroj pas deklaratës, pasi nuk isha unë ai që e shkrova deklaratën, por duhet ta them se ne nuk ramë dakord për sanksionet kundër Rusisë. Është fakt, dhe disa njerëzve u pëlqen, kurse disa të tjerëve jo. E thashë që sjellja ndaj sanksioneve është aktualisht, sjellja ndaj qytetarëve serbë. Nuk është normale që ne të marrim pjesë në politika të tilla. Ne e kuptuam mirë mesazhin e BE-së, e kuptova edhe gjatë diskutimit”,-tha Vuçiç

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit