Home Aktualitet Deklaratat e ...

Deklaratat e Ramës për mos financim të bashkive të djathta, Artan Fuga: Propagandë elektorale

68
0

Akademiku Artan Fuga teksa flet për fushatën elektorale të 14 Majit, thotë se në përgjithësi shihet përdorimi i një gjuhe të ashpër që ka për qëllim kriminalizimin e kundërshtarit, ndërsa shtoi se vihet re ndërhyrja e çështjeve që i përkasin drejtësisë, gjyqësorit dhe prokurorisë në politikë.

PO ashtu Fuga ka komentuar edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama për mos financim të bashkive të djathta pas 14 Majit, gjë e cila sipas tij duhet të ishte shmangur dhe se do të ishte gjë gabim i madh nëse do të kthehej në realitet.

Në lidhje me posterat ku kryeministri Rama ka përdorur fotografi të tij dhe zotit Berisha e zotit Meta, Fuga u shpreh se është denigrim i figurës së kundërshtarit dhe si i tillë nuk është korrekt nga ana etike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit