Home Sporti Dëmtimi i Bas...

Dëmtimi i Bastonit mban në ankth Interin, rrezik sfidat e Championsit ndaj Liverpoolit

30
0

Interi fitoi 2-0 kundër Romës dje në mbrëmje, rezultat që i siguroi zikaltërve kualifikimin në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë. Edin Dzeko dhe Alexis Sanchez realizuan golat e fitores për ekipin e Simone Inzaghit.

Dëmtimi i Alessandro Bastonit ka shqetësuar trajnerin e Interit. Mbrojtësi italian po kalonte një formë shumë të mirë sportive, por u detyrua të largohej nga fusha në fundin e pjesës së parë.

22-vjeçari ka dëmtuar kyçin e këmbës së djathtë dhe la fushën e blertë duke çaluar pas një dyluftimi me Zaniolon. Sot do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore në kavilje për të mësuar kohën e rikuperimit.

Bastoni rrezikon ndeshjen e parë të raundit të 1/8-ve në Champions League. Interi pret Liverpoolin në “San Siro” më 16 shkurt, dhe Inzaghi shpreson ta ketë gati për sfidën e rëndësishme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit