Home Aktualitet Deputet i PD-...

Deputet i PD-së zyrtare, Agalliu për kolegët: Pse po bëjnë kaos tani që drejtësia po i thërret?

89
0

Deputeti i grupit të Lulzim Bashës në PD zyrtare, Arbi Agalliu thotë se kolegët e tij që bllokojnë punimet e Parlamentit nuk e bëjnë këtë për të protestuar ndaj shkeljes së të drejtave të opozitës, por për arsye të tjera. Deputeti nënvizoi më tej se këtë opozitë shqiptarët nuk e duan.

“Unë dhe Partia Demokratike distancohemi nga aktet e dhunës dhe nga bojkoti. Historiku i PD-së ka treguar që dhuna dhe bojkoti e kanë çuar mbrapa këtë parti. Interesant është fakti që në komisionet “online” morën pjesë ata deputetë që i bllokuan punimet e Parlamentit duke ndezur flakadanë.

Kjo tregon që ata individë kanë arsye të tjera për bllokimin e Parlamentit. Në 30 vite nuk kishte ndodhur që për buxhetin të flitej vetëm 5 minuta. Nuk e di pse na bllokojnë neve për të folur sepse në këtë aksion ata që kanë humbur kanë qenë deputetët e tjerë të opozitës dhe qytetarët, pasi mazhoranca, me tym apo pa tym, ka vazhduar rrugën e saj.

Bllokimi i Parlamentit me karrige bëhet për interesa personale. Pse po e bëjnë pikërisht tani që drejtësia po i thërret një e nga një, qoftë majtas e qoftë djathtas?”, tha Agalliu në ”A2cnn”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit