Home KRYESORE Deputetët e m...

Deputetët e mazhorancës, me deputetët e grupit Alibeaj, votojnë ligjin e dosjeve me 94 vota

452
0

Pas një maratone të gjatë (zgjati 12 orë) sonte parlamenti në orën 23.50 votoi me 94 vota ligjin e hapjes se dosjeve të ish-sigurimit të shtetit.

Për të bërë 94 vota, aq sa duhej, votuan edhe deputetët e grupit të Enkelejd Alibeajt. Deputetët e mazhorancës janë 78. Ndaj votat e grupit Alibeaj-Basha shkuan pro grupit të PS.

Gjatë votimit të ligjit në parim ishin 97 deputetë votuan pro dhe një abstenim, ndërkohë që gjatë votimit final 94 deputetë votuan pro.

Çfarë parashikon ligji?

Sipas këtij ndryshimi do të mundësohet vendosja në sitë e të gjithë politikanëve që kanë kaluar verifikimin nëse kanë qenë apo jo bashkëpunëtorë të ish sigurimit të shtetit, si dhe propozimin e demokratëve për ndryshim në ligjin për  “Për Informacionin e Klasifikuar “Sekret Shtetëror”, që do të mundësonte hapjen e të gjitha dosjeve të ish Sigurimit të Shtetit.

Kjo nismë e PS-së dhe PD-së erdhi si nevojë pasi Autoriteti i Dosjeve i dërgoi informacion Kuvendit se një politikan i nivelit të lartë ka qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit duke ndihmuar një qytetar që kishte tentuar arratisjen nga vendi.

Sipas pretendimeve të ngritura, bëhet fjalë për një politikan me iniciale I.M., për të cilin, mazhoranca ka akuzuar ish-Presidentin Ilir Meta.

Kjo solli reagimin e kryetarit të Partisë së Lirisë, i cili i mohoi të gjitha akuzat, madje e ndoqi këtë çështje edhe në rrugë ligjore duke paditur Autoritetin e Dosjeve për shpifje dhe falsifikim dokumentesh.

E gjithë loja u bë që të godasin Ilir Metën. Ky i fundit ka akuzuar kryeministrin Rama që po manipulon me dosjet.

Pas këtij ndryshimi ligjor, do të vijojë edhe goditja tjetër. Deputeti i PS, Toni Gogu deklaroi se do të sjellin në parlament edhe një ligj tjetër që këta të cilët kapen nga ky ligj që miratohet sonte (u miratua) nuk do të lejohen as të jenë kryetar partie!

Ndërsa neni për nongratat nuk u fut në ligj, duke e falur Berishën dhe disa të tjerë, të cilët janë shpallur nga SHBA.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit