Home Aktualitet Deputetët e s...

Deputetët e shkarkuar: Kryesia është ilegjitime, dhe vendimi po ashtu është nul

57
0

Deputetët e shkarkuar dhe ata të përjashtuar nga Kryesia e thirrur nga Lulzim Basha, e cilësojnë nul vendimin e dalë sipas tyre nga një forum ilegjitim i shkarkuar nga Kuvendi i 11 Dhjetorit.

“Shoqata e bravave, shulave drynave dhe bunkerit te Alkatrazit nuk përjashton askënd, ata mund të mblidhen për të ndryshuar brava e shula”, tha Flamur Noka.

“Jam për bashkimin e gjithë demokratëve, thotë dhe bëhet çdo ditë e më qesharak me përjashtimet e tij”, u shpreh Edi Paloka.

Belind Këlliçi shkon edhe më tej kur e krahason me vendimet e Partisë Komuniste, ndërsa Albana Vokshi si kursen akuzat ndaj Bashës dhe rrethit të ngushtë të tij. “Çudi që s’ka ende të internuar apo pushkatuar”, thotë Belind Kalliçi.

“Nga PD nuk më përjashton dot një grup uzurpatorësh që PD-në e kanë mjet për pasurimin personal, ndaj e duan me çdo kusht”, deklaron Albana Vokshi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit