Home Bota Deputetët në ...

Deputetët në Francë marrin kërcënime me vdekje

164
0

Deputetë të parlamentit francez kanë raportuar se kanë marrë kërcënime me vdekje. Qeveria kërkon të kalojë ligjin që i kërkon njerëzve të tregojnë dokumentin e vaksinimit për të hyrë në transport dhe ambjente publike.

Prej muajsh Franca u kërkon njerëzve të tregojnë ose provën e vaksinimit ose testin negativ Covid për të hyrë në ambjentet publike.

Qeveria ka vendosur papritur të heqë opsionin e testimit për sëmundjen, sipas saj prej shtimit të rasteve me variante të koronavirusit. Qeveria franceze thotë se 91% përqind e popullatës në vend janë të vaksinuar.

Deputetja Agnès Firmin Le Bodo, e partisë së qendrës së djathtë ‘Agir’ publikoi një email që kishte marrë me grafika kërcënimesh me jetë, për mbështetjen e saj ndaj programit të vaksinimit.

Shumë kritikë kanë akuzuar qeverinë e presidentit Macron për shkelje të lirive të njeriut me rregullat e ashpra të pandemisë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit