Home Aktualitet Deputeti Baçi...

Deputeti Baçi: Bardhi do të jetë kreu i grupit parlamentar, ku kryetar i partisë është Berisha

51
0

Deputeti i PD-së Luan Baçi, pjesë e grupit të Rithemelimit thotë se takimi i deputetëve të opozitës një ditë më parë, me qëllim unifikimin e aksionit opozitar, ishte i domosdoshëm. Për të ky takim i shërben opozitarizmit. Deputeti demokrat tha se Gazment Bardhi do jetë kryetar i grupit parlamentar, ku kryetar i partisë është Sali Berisha.

”Personalisht jam takuar me të gjithë deputetët që janë aty përjashton Bashën dhe Alibeajn. Të gjithë kemi pasur takime pavarësisht qendrimeve. A ishte mirë një bashkim i deputetëve të dalë nga lista e PD-së? A kemi qenë në ata që kemi kërkuar herë pas here, pse nuk jemi bashkë si opozitë? Këto kanë qenë pyetjet këto kanë qenë e pikëpyetjet që kemi ngritur.

Ne duhet të shikojmë anën pozitivë. Për mua ishte një takim i shumëpritur i domosdoshëm dhe i vonuar që i shërben jo thjeshtë disa deputetëve po opozitarizmit në tërësi, këtij vendi që po vuan në një regjim të korruptuar. Dje ishte një hap i mirë bashkimi, pse jo duke hedhur pas shpine edhe disa debate. Nuk ishte për të zeruar problematikat por për të realizuar atë kërkesë që opozita duhet të bashkohet.

S’ka nevojë për ftesa. Kam kërkuar që javën tjetër të vihet një njoftim me iniciativën e Bardhit për të gjithë deputetët. Bardhi është shprehur gjithë deputetët pa asnjë përjashtim. Unë e kam pas publike ftesën. Gaz Bardhi do të jetë kryetar i grupit parlamentar ku kryetar është Sali Berisha. Do të ketë takime të përjavshme, këtë javë do të caktohet dita ora dhe vendi i grupimit të deputetëve dhe aleatëve. S’kemi një rend akoma”,-tha Baçi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit