Home POLITIKE Deputeti i Be...

Deputeti i Berishës vlerëson punën nga SPAK: Dumani një prokuror me integritet dhe i pakorruptuar

219
0

Njeri me integritet, profesionist dhe i pakorruptuar. Kështu e cilëson deputeti i PD-së Dash Sula, kreun e SPAK-ut, Altin Dumani, sipas të cilit është fat që ndodhet në krye të atij institucioni.

“Po ju garantoj që Dumani është njeri me shumë integritet, shumë profesionist i mirë dhe i pakorruptuar dhe këtë e them me përgjegjësi të plotë. Është fat që e kemi në krye të SPAK. Ndihet fort dora e SPAK tani si po funksionon pavarësisht se ligji për prokurorinë ka një ndryshim total, por kompetencat si drejtues i SPAK i u ushtron me përgjegjësi të madhe”,-tha në ”A2cnn”.

Nga ana tjetër, ai shpreh keqardhje për akuzat e Sali Berishës për SPAK-un dhe Dumanin. Edhe pse pjesë e grupit të Rithemelimit, Sula thotë Dumani nuk ka përgjegjës çështjen Berisha dhe thekson se opozita duhet ta mbështesë këtë institucion të drejtësisë.

“Keqardhje se zoti Berisha është babai ynë ideologjik dhe historik, por ndaj qëndrime të ndryshme me zotin Berisha për disa gjëra. Politikani duhet të shohë problematikat te vetja, por atakimi që i bëhet organeve të drejtësisë nuk i shërben shoqërisë shqiptare më shumë i prishin punë dhe nuk krijojmë impakt pozitiv. Opozita duhet të ishte në mbështetje të SPAK. Për çështjen Berisha përgjegjësia e Dumanit është zero”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit