Home Aktualitet Deputetja Çup...

Deputetja Çupi në një konferencë në Budva: Jo vetëm ekonomia, por edhe korrupsioni nxit shpopullimin

46
0

Nga një konferencë në Budva, deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi thotë se korrupsioni dhe mungesa e besimit te sistemi i drejtësisë janë fenomene që i bashkëngjiten gjendjes ekonomike që detyrojnë largimet masive.

E pranishme në konferencën mbi luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e demokracive në vendet e rajonit, të organizuar nga IRI, në Budva, Çupi theksoi se “në Shqipëri fenomeni i shpopullimit është kthyer në një ‘sëmundje të keqe’ që gërryen rininë, kategorinë më vitale të shoqërisë”.

Në Shqipëri këto dy problematika janë shumë herë më prezente. Po ashtu Çupi publikoi në rrjete sociale foto me presidentin e sapozgjedhur të Malit të Zi, Jakov Milatoviç, kryeministrin Dritan Abazoviç, dhe politikanë të rajonit, teksa shkroi se “ishte e nderuar të përfaqësonte Shqipërinë bashkë me Jorida Tabakun, si të ftuara nga Instituti Republikan Amerikan, në këtë konferencë të rëndësishme”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit