Home Aktualitet Deputetja Zhu...

Deputetja Zhupa me medalje ari në Kuvend, sfidon ministren: Na trego mesataren tënde

1591
0

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa gjatë fjalës së saj në seancën plenare në Kuvend, nxorri medaljen e arit dhe sfidoi ministren e Arsimit, Evis Kushi që të tregojë mesataren e saj.

”I kam mbaruar të gjitha ciklet mësimore me medalje. Kthejeni përgjigje njerëzve me fakte. Të ngeli sharra në gozhdë. Hajde këtu moj Evis Kushi, se nuk ta kisha thënë kurrë, plagjiaturën që të ka nxjerrë Top Channel në emision, me të gjitha faktet.

Meqë ma the, hajde dhe na trego ti mesataren tënde tani. Hajde dhe na e thuaj. Se nuk ndodh gjëkundi që të zgjohesh një mëngjes e të shkosh tu heqësh licensat njerëzve, nuk mbyllet një institucion pa ndjekur të gjitha hapat.

I pari është paralajmërimi, e dyta gjoba dhe më pas të gjitha të tjerat. Kjo do të ishte të jesh në anën e të drejtës. Unë nuk desha t’i them emrat e të gjithë fëmijëve”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit