Home Aktualitet Derbi i Itali...

Derbi i Italisë/ Zbulohen formacionet zyrtare të super ndeshjes Juventus-Inter

239
0

Juventus-Inter është super ndeshja e mbrëmjes së sotme në Seria A. Derbi i Italisë premton spektakël, pasi këtë herë është dhe një duel për titull, me zikaltrit që për momentin kanë dy pikë më shumë në renditje.

Allegri do të luajë me vendosjen e zakonshme 3-5-2. Rugani, Bremer dhe Gatti rreshtohen në mbrojtje. Në krahët e mesfushës janë Cambiaso dhe Kostic. Nicolussi Caviglia është risia në mesfushë, ndërkohë që Rabiot dhe McKennie janë dy mesfushorët e tjerë. Sulmi do të përbëhet nga Chiesa dhe Vlahovic.

Inzaghi në krahun tjetër me të njëjtën vendosje, rreshton Darmian, De Vrij dhe Acerbin në mbrojtje.  Dumfries dhe Dimarco në krahë, ndërkohë që Mkhitaryan, Calhanoglu dhe Barella garantojnë cilësi në mesfushë. Lautaro dhe Thuram marrin komandën e sulmit.

JUVENTUS (3-5-2): Szczesny; Gatti, Bremer, Rugani; Cambiaso, McKennie, Nicolussi Caviglia, Rabiot, Kostic; Chiesa, Vlahovic. Trajner: Allegri

INTER (3-5-2): Sommer; Darmian, De Vrij, Acerbi; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro Martinez. Trajner: Inzaghi

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit