Home Rajoni Dëshmoi në Ko...

Dëshmoi në Kongres, Krasniqi: Veç një i dënuar për dhunim seksual

59
0

E mbijetuara e dhunës seksuale, Vasfije Krasniqi e konsideron dëshpëruese mosndëshkimin e kriminelëve serbë për dhunime seksuale gjatë luftës së fundit. Krasniqi i tha agjencisë se lajmeve Kosova Press se gratë e burrat e mbijetuar nga ky krim nuk kanë guxim as të aplikojnë përnjohjen e statusit, nga frika se do të identifikohen.

Gruaja e parë e cila foli publikisht për dhunimin seksual thotë se është e bindur se asnjëherë nuk do të gëzojë drejtësinë. Ajo shprehet se ka forcën që ta ngrejë zërin për të mbijetuarat e tjera.

“Rasti im është i mbyllur, nuk do të marrë drejtësinë. Lënda ime është tash lëndë e mbyllur, gjyqi suprem e ka marrë vendimin, pala-viktima nuk ka të drejtë të ankohet. Gjyqi suprem e ka marrë vendimin, ata kanë dal të lirë. Veç nëse shkojnë zinxhir të komandantëve, por sa unë jam në dijeni rasti është i mbyllur dhe nuk do të marrë unë drejtësi, por do të luftoj për të tjerat që të marrin drejtësinë e tyre”, deklaron Krasniqi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit