Home Rajoni Destabilizim ...

Destabilizim të veriut disa ditë para zgjedhjeve? Konjufca thirrje qytetarëve për qetësi

32
0

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca thotë se ka tendencë të qartë që të destabilizohet veriu i Kosovës përpara zgjedhjeve të 23 prillit. Për të shtyrja e dytë e këtyre zgjedhjeve është e paarsyeshme. Kreu i legjislativit u ka bërë thirrje për qetësi të gjithë qytetarëve që jetojnë në veri të Kosovës.

“Kemi nevojë për qetësi dhe ju bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë në atë pjesë që të mos bien pre e veprimeve të cilat mendoj që dirigjohen, jo brenda Kosovës, por kryesisht në anën tjetër pra nga Serbia, të segmenteve të caktuara, të strukturave të cilat ata ende synojnë t’i mirëmbajnë dhe financojnë, edhe të cilat mundohen, dhe qëllimi kryesor i të cilave është destabilizimi i Kosovës, zhvendosja jashtë orbitës së sigurisë së Kosovës, po sidomos në atë pjesë të territorit.

Meqenëse edhe zgjedhjet po afrohen tash, pra pas dhjetë dite është data e zgjedhjeve, nuk janë të rastësishme të gjitha këto që po ndodhin, meqë është një tendencë e qartë që te destabilizohet ajo pjesë e vendit, përpara zgjedhjeve të 23 prillit. Me qëllim që të delegjitimohet i gjithë procesi, që edhe në anën tjetër të krijohet përshtypja e rrejshme, por me mjete të dhunshme që pa Listën Serbe edhe pa këto struktura nuk ka qetësi dhe paqe në pjesën e veriut të Kosovës”, tha Konjufca për KosovaPress.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Lajmet e Fundit

Te Fundit