Home Aktualitet Detaje nga sh...

Detaje nga shpërthimi! Magazina në pronësi të deputetit të PS, por që shfrytëzohej nga kolegu demokrat

224
0

Në shpërthimin e rëndë në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir Roland dhe Elidon Hoxha ka qenë i pranishëm edhe djali më i vogël Klejdi Hoxha, i cili ka parë ngjarjen.

Kështu ka deklaruar i mituri Ilia Sota i cili mbeti i plagosur nga shpërthimi. Në dëshminë e dhënë në polici, Sota ka treguar se kishte shkuar në ngjarje për të takuar shokët e tij, viktimën dhe vëllain e tij Klejdi Hoxha të cilët po punonin në objektin ku ndodhi ngjarja.

Në dosje bëhet me dije se magazina ku ndodhi shpërthimi është në pronësi deputetit të PS-së. Sipas dosjes ambienti në pronësi të deputetit Çela shfrytëzohej edhe nga shtetasit, Shaqir Kasapi dhe Saimir Korreshi. Subjekti që ka kryer punime rezulton se ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga bashkia Lushnjë.

Në dosje bazuar në hetimet paraprake shpjegohet dhe shkaku i shpërthimit. Ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në kapanonin në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit