Home Aktualitet Detaje të rej...

Detaje të reja nga vrasja mafioze një ditë më parë. Viktima konflikte të hapura për shkak të biznesit të kromit

80
0

Biznesi i kromit dyshohet se është pista kryesore e hetimeve për vrasjen e Iljaz Çalit, mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Krimi ndodhi në rrugën dytësore të autostradës Tiranë-Durrës. Mësohet se nga pyetja e familjarëve dhe miqve rezulton se viktima ka pasur konflikte të hapura vetëm për shkak të biznesit të kromit duke e zbehur pothuajse plotësisht pistën e konflikteve për shkak të drogës.

 

Nga verifikimet e policisë ka rezultuar se Iljaz Çali prej kohësh i ka dhënë biznesin e tij të kromit për shfrytëzim një tjetër personi, i cili nuk ka paguar dhe kjo ka sjellë mosmarrëveshje mes tyre. Një tjetër konflikt i hapur i tij ishte me një tjetër biznesmen, i cili shfrytëzonte minierat e kromit dhe galeritë e tyre ishin afër. Ata konfliktoheshin për shkak të gërmimeve.

Një tjetër konflikt më i hershëm i Çalit lidhet po me minierën ku ka pasur mosmarrëveshje për shkak të rrugës që të çon në galeri. Policia po i verifikon të gjitha konfliktet dhe nuk ka veçuar asnjë prej tyre.BW

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit