Home Aktualitet Dhjetëra turi...

Dhjetëra turistë në bregdetin e jugut! Shumë ukrainas e polakë në Ujin e Ftohtë: Këtu është një mrekulli

104
0

Favorizuar nga moti i ngrohtë dhjetëra vendas e turistë të huaj frekuentuan bregdetin këtë të shtunë.

Ksamili duket më i bukur se kurrë këtë fund marsi me detin e kristaltë, rërën e bardhe.Kur ende nuk është çelur zyrtarisht sezoni dhe nuk janë hapur çadrat, plazhi i Ksamilit mund të shfrytëzohet pa pagesë.

Edhe shëtitorja e Sarandës është plot me turistë që po shijojnë fundjavën pranë detit të kaltër. Tek Uji i Ftohtë në Vlorë gjejmë turistë nga Ukraina, Polonia por dhe shqiptarë të Kosovës që po kalojnë 2-3 ditë pushime në jug të vendit.

“Ne jemi grup nga Polonia kemi ardhur me agjenci dhe po qendrojmë në Vlorë. Këtu gjithçka është e mrekullueshme. E gjithë vija bregdetare na pëlqen sepse pamë dhe Sarandën e Ksamilit.

“Shumë bukur na pëlqen Vlora, po marrim rreze, po shijojmë natyrën dhe gjithçka që ofron ky vend”.

“Jemi nga Ukraina, kam ardhur me bashkëshortin për fundjavë. Po kënaqemi shumë”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit