Home Aktualitet Dhjetëra mijë...

Dhjetëra mijëra protestues në Bulevardin kryesor dhe para kryeministrisë

1203
0

Bulevardi kryesor i Tiranës dhe një pjesë e rrugëve anësore deri afër sheshit Nënë Tereza është mbushur plot e përplot me njerëz.

Pas selisë së kryeministrisë janë qindra e qindra forca policie në gadishmeri si mjete gazlotësjellëse.

Protestës së opozitës shqiptare përballë kryeministrisë i janë bashkuar edhe familjarët dhe personeli i kopshtit “Zubeyde Hanim”, i cili u mbyll më 23 shtator, siç akuzon opozita, pas urdhërit të presidentit turk Recep Taiyp Erdogan për të mbyllur bizneset e lidhura me klerikun opozitar, Gylen. Në një pankartë të madhe shkruhet “Ed/i Kush/i mbyll kopshtet”.

Ndërkohë pas kryeministrisë janë me qindra e qindra forca policie në gatishmëri.

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi iu drejtua protestuesve para Kryeministrisë me një mesazh.

Të gjithë protestuesit dhe shqiptarët së bashku, tha Boçi, do të përmbysin regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve.

“Kjo pjesëmarrje madhështore, ajo që na ka mbledhur në këtë sdhesh është më e madhe se ne të gjithë së abshku. Se ajo që na ka mbledhur në këtë shesh nuk është thjesht e sotmja, është e ardhmja e familjeve tona, e atdheut tonë. është dashuria për prindërit tanë, për familjet tona, për të afërmit tanë, për jetën, për qytetarët, për atdheun.

Ajo që na ka mbledhur sot është besimi se4 Shqipëria ka burra dhe gra që i dalion zot atdheut, familjes, duke luftuar dhe duke u ndeshur.

Unë e di mirë forcën e pasionit tuaj revoltues. E di mirë vullnetin e zemërimit tuaj, dhe prandaj jemi sot këtu bashkë, prej këtij vullneti për të ndezur atë gulccin e revoltës që do ta kemi pishtar në marshimin tonë për rrëzimin e kësaj qeverie dhe të këtij kryeministri.

Së bashku ta mundim të keqen që na ka pushtuar, së bashku ta përmbysim regjimin që ka rrënuar jetët e shqiptarëve. Dhe së bashku t’i shembim blindat e portave që kanë burgosur lirinë tonë, ëndrrat tona, dhe prapa blindave të burgut të fusim atë që e meriton që fshihet pas dritareve dhe ikjeve jashtë shtetit”.

Protesta vazhdon me fjalime nga pjesmarrës të ndryshëm. Ndërkohë bulevardi është plot me protestues.

(Lajmi në përditsim)

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit