Home Aktualitet Ngjarja e tme...

Ngjarja e tmerrshme në Fushë-Krujë/ Ministri Çuçi i shkon në zyrë kreut të policisë, Rrumbullakut

54
0

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zhvilluar një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Shkak është bërë dhuna që anëtarët e fisit Rraja, të afërm të deputetit socialist, Rrahman Rraja, kanë ushtruar ndaj dy personave të fisi Maja në Fushë-Krujë.

Takimi vjen dy ditë pas ngjarjes së rëndë që nisi nga një konflikt për veprimtarinë e gurores në Borizanë të Krujës dhe përfundoi në përplasje të ashpër fizike.

Ndërkohë, kujtojmë se një ditë më parë, Bledi Çuçi, i cilësoi pamjet e dhunës si të papranueshme. Duhet theksuar se Çuçi nuk i përket asaj kategorie ministra të brendshëm ku fërkojnë duart në ngjarje të tilla, e ku protagonist janë njerëzit e pushtetit. Ai ka kulturë perëndimore dhe nuk lejon ngjarje të tilla të mos ndëshkohen.

Ministri i Brendshëm deklaroi se askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit