Home Aktualitet Dh*na ndaj 3-...

Dh*na ndaj 3-vjeçares në kopësht, disa qytetarë dalin në protestë: Të shokuar nga ngjarja

46
0

Në kopshtin e pa licensuar ”Stinët”, ku një vajzë 3-vjeçe është dhunuar nga edukatorja ku edhe i është thyer këmba, ka bërë që sot para ambienteve të mbahet një protestë nga qytetarë, mes tyre edhe fëmijë të vegjël.

“Vij të mësoj dhe argëtohem, jo të dhunohem!”, “Mos më dhuno, unë jam i vogël”, “Dhuna nuk ka justifikimi”, kanë qenë këto disa nga thirrjet e bëra nga fëmijët dhe qytetarët me pankarta në duar.

Një prind tjetër që ishte i pranishëm në protestë tha se kopshtet publike duhet të bëhen me kamera. Ndërsa një tjetër kërkoi që të merren masa më të rrepta.

”Të merren masa më të rrepta. Fatmirësisht nuk jam prindi. Ndihem shumë keq, do të reagoja shumë keq nëse do të isha prind, është një gjë që nuk tolerohet”.

”Jam prind i dy fëmijëve dhe kam qarë gjithë paraditen është e tmerrshme! Unë i kam çuar në shtet, por problemi qëndron se dhe shteti ka një numër të caktuar fëmijësh. Nuk është rasti i parë. Jam shumë e tmerruar”,-tha një prind tjetër.

 

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit