Home Aktualitet Dhunë, vjedhj...

Dhunë, vjedhje dhe drejtim makine në gjendje të dehur, katër të arrestuar në Fier

35
0

Katër persona janë vënë në pranga në Fier për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier ndaluan shtetasin H. L., 41 vjeç, banues në Pishporo, pasi ka goditur dhe i ka marrë portofolin me një shumë lekësh në të shtetasit V. D., 61 vjeç, banues në Pishporo, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 22 vjeç, banues në Rrapëz, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë, iu gjet me vete një dorezë metalike(përforcues grushti), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. K., 55 vjeç, banues në Lushnjë dhe I. Th., 56 vjeç, banues në Patos, pasi janë konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit