Home Aktualitet Diell dhe vra...

Diell dhe vranësira të lehta, si parashikohet moti për ditën e sotme

17
0

Sot pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e motit të qëndrueshëm në të gjithë territorin duke sjellë orë të shumta me diell dhe kalime të lehta varënsirash.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës sipas MeteoAlb do të shtojë gradualisht vranësirat, ku më të fokusuara do të jenë në zonat Verilindore dhe Juglindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 21°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova në orët e para të ditës do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve në pothuajse gjithë vendin. Ndërsa orët e mesditës dhe pasditja kryesisht do të
sjellin kalime të pakta vranësirash, të cilat herë pas here do të shtohen por nuk do të sjellin reshje në territor

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit