Home Aktualitet Diell, por te...

Diell, por temperatura të acarta deri në – 6 gradë celcius, njihuni me parashikimin e motit

111
0

Dita e sotme do të jetë me diell, por me temperatura që shkojnë deri në – 6 gradë celcius në zonat malore.

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore, nga -4°C në 05°C, në zonat e ulëta nga 02°C në 11°C dhe në zonat bregdetare nga 05°C në 14°C.

Era do të fryjë në drejtim Lindor-Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 2 ballë.

Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -6°C në 00°C dhe në zonat e ulëta nga -3°C në 03°C.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit