Home Aktualitet ”Dimri ...

”Dimri i gjatë i opozitës po mbaron”, Berisha: Në horizont duket qartë rikthimi në pushtet i PD

68
0

Sali Berisha thotë se në horizont po shikon rikthimin në pushtet të PD-së. Nga ballkoni i shtëpisë së tij ku prej 30 dhjetorit të 2023, ish-kryeministri tha se dimri i gjatë i opozitës po mbaron.

”Ky dimër i gjatë opozite po përfundon. Përpara kemi një pranverë fitoreje. Përpara kemi një verë ndryshimi. Dhe ne do fitojmë sepse e provuam këto dy vite se çfarë kocke e pamposhtur jemi ne. E provuam këto dy vite se kush jemi ne shqiptarët e vërtetë. E provuam këto dy vite se çfarë luanësh jemi ne kur marrim në dorë fatin tonë, dinjitetin tonë.

E provuam këto dy vite se ne jemi shpresa e vetme e shqiptarëve. Ne do fitojmë. Sepse jemi ne shpresa, për të përtharë lotët e nënave shqiptare që janë ndarë nga fëmijët e tyre në emigrim. Ne do të fitojmë. Sepse jemi ne shpresa për ata qindra mijëra shqiptarë, që vuajnë çdo ditë diktaturën e çmimeve.

Ne do fitojmë sepse jemi vetëm ne shpresa për të përtharë lotët e ftohta të mjerimit në fytyrën e pensionistëve tanë. Ne do fitojmë sepse ne jemi shpresa e vetme për të mundur dhunën e krimit të organizuar. Për të mundur përçmimin e ministrave hajdutë të Edi Ramës, përçmimin e kryetarëve të bashkive të Edi Ramës.

Dhe poshtërimin që Edi Rama ka guxuar t’u bëjë shqiptarëve. Ne do fitojmë sepse ne jemi shpresa e vetme për pluralizmin dhe demokracinë. Ne do fitojmë sepse Edi Ramën sot po e sheh gjithë bota se cili është ai dhe se çfarë përfaqëson”, tha Berisha.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit