Home Aktualitet Disa tërmete ...

Disa tërmete në Elbasan, sizmologët: Shumë mirë, çlirohet energjia

75
0

Elbasani është lëkundur mbrëmjen e të mërkurës nga një tërmet. Sipas Departamentit të Sizmologjisë nw Institutin e Gjeoshkencave, epiqendra ishte 6 km thellë në tokë.

”Ndjeshmëria e njerëzve është e madhe veçanërisht pas tërmetit shkatërrimtar të Durrësit më 26 nëntor 2019, që shkaktoi dëme shumë të mëdha në metropolin Tiranë-Durrës, dhe la pasoja tek popullsia, nga më i madhi tek më i vogli. Ajo ditë nuk harrohet për shkak të efekteve të saj dhe ndjesia ka mbetur tek njerëzit, ndaj kjo është arsyeja që shqetësohen edhe për këto tërmete të cilat nuk përbëjnë asnjë problem.

Por sidoqoftë sqarimi i njerëzve dhe i publikut është i domosdoshëm që ata të mos kenë asnjë lloj paniku. Janë thjesht fenomene natyrore, tërmete të vegjël, që çlirohen herë pas here në truallin e vendit tonë, sidomos në zonat aktive që përmenda më sipër. Energjia e akumuluar është më mirë të çlirohet vazhdimisht, sesa të grumbullohet e të shpërthejë më pas duke lënë pasoja”, tha Rrapo Ormëni, sizmolog.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit