Home Sporti “Dita e vendi...

“Dita e vendimit”, Ronaldo mban në ankth tifozët e Juventusit me një postim

7
0

Cristiano Ronaldo tremb Juventusin me një mesazh të koduar. Edhe pse qëndrimi i tij te bardhezinjtë edhe për të paktën një sezon duket i sigurt, një postim i Ronaldos në rrjetet sociale ka trembur jo pak tifozët dhe drejtuesit e Juventusit. I veshur me një kostum blu, Ronaldo në rrjetet sociale ka postuar një foto me dixhiturën “Dita e vendimit”.

Një mesazh i dyshimtë ky i yllit luzitan që lë gjithçka të hapur për sa i përket një lamtumire të mundshme të Cristiano Ronaldos nga Juventusi gjatë kësaj vere, edhe pse nuk përjashtohet mundësia që postimi i Ronaldos të ketë të bëjë me ndonjë vendim të rëndësishëm që mund të ndërmarrë në jetën private dhe mund të mos ketë lidhje fare me futbollin.

Pak ditë më parë zëvendës-presidenti i Juventusit Pavel Nedved ka folur për mediat lidhur me Ronaldon duke bërë me dije se 36-vjeçari do t’u bashkohet bardhezinjve në stërvitje për të nisur përgatitjet për sezonin e ri rreth datës 25 korrik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit