Home Aktualitet Djali vjedh b...

Djali vjedh babain, arrestohet 34 vjeçari në Kukës

31
0

Një 34 vjeçar është arrestuar në qytetin e Kukësit pasi i kishte vjedhur 60 mijë lekë të reja babait të tij. Ndërsa disa ditë më parë 34 vjeçari kishte vjedhur para dhe bizhuteri floriri në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit.

Shtetasi Sh.M. u vu në pranga nga policia dhe iu sekuestruan një pjesë e parave, 40 mijë lekë të cilat dyshohen se ia ka vjedhur babait të tij.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Next room”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes.

I vodhi 60 000 lekë, babait të tij, në banesën e tyre, kapet dhe arrestohet 34-vjeçari dhe i sekuestrohet një pjesë e parave të vjedhura.

Disa ditë më parë, ky shtetas vodhi shuma parash dhe bizhuteri floriri, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe policore, të kryera pas kallëzimit të një shtetasi se djali i tij i kishte vjedhur në banesën e tyre, një shumë parash, është finalizuar operacioni policor i koduar “Next room”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi Sh. M., 34 vjeç, banues në Kukës.

Në momentin e arrestimit, 34-vjeçarit iu gjetën dhe iu sekuestruan, 40 000 lekë që dyshohet se ia ka vjedhur babait të tij, në banesën e tyre.

Nga hetimet rezulton se disa ditë më parë, në një banesë tjetër në qytetin e Kukësit, shtetasi Sh. M. ka vjedhur 70 000 lekë, 500 euro dhe disa bizhuteri floriri.

Vijojnë veprimet hetimore për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit