Home Aktualitet Djegia e flam...

Djegia e flamujve serb në protestë, arrestohen 2 persona. Procedohen penalisht 6 të mitur

42
0

Policia ka shoqëruar 8 persona në polici për shkak të incidenteve që ndodhën gjatë protestës të ditës së djeshme.

Dy nga 8 personat e shoqëruar janë arrestuar ndërsa 6 të tjerë që janë minorenë janë proceduar në gjendje të lirë. Dy të arrestuarit janë identifikuar si Astrit Cara, 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe Besnik Balani, 56 vjeç, banues në Krujë. 6 të miturit e moshës 15 e 16 vjeç, banues në Tiranë dhe në Durrës.

Kujtojmë se në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, disa të rinj morën flamujt serb nga shtyllat para kryeministrisë për t’i vënë flakën.

Personat e shoqëruar, gjatë zhvillimit të protestës pasditen e djeshme, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para Kryeministrisë, kanë djegur katër flamuj kombëtar të Serbisë.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Poshtërimi i Republikës dhe i simboleve të saj”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit