Home Aktualitet Do bëhej së s...

Do bëhej së shpejti baba, shqiptari humb jetën në aksidentin tragjik në Itali

34
0

Një 27-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në një aksident tragjik të ndodhur në Itali. Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të martës 12 shtator në unazën Oriani në Verona, midis Via Città di Nimes dhe Porta Palio.

I riu teksa po drejtonte një motoçikletë “Yamaha R6”, për shkaqe që pritet të konstatohen nga grupi hetimor ka humbur kontrollin e mjetit, duke u përplasur me një pemë dhe ka humbur jetën në vendngjarje.

Viktima është identifikuar si Redon Qevani. Në aksident nuk kishte mjete të tjera të përfshira dhe dinamika e përplasjes mbetet për t’u sqaruar: ndoshta shkaku i aksidentit mund të ketë qenë një moment shpërqendrimi nga motoçiklisti, një mosfunksionim i motoçikletës, shpejtësi shumë e lartë apo edhe një gabim i thjeshtë duke menaxhuar Yamaha-n e fuqishme.

Të gjithë elementët priten të shqyrtohen nga policia, e cila ka mbërritur në vendngjarje së bashku me ambulancën të cilët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për të shpëtuar jetën e të riut.

Të tjera media italiane shkruajnë se në vendin e aksidentit pas ngjarjes shkuan mbi 30 të afërm të viktimës. I trishtë është fakti se i riu do të bëhej së shpejti baba i një djali. Në vendin e ngjarjes ishte e pranishme edhe gruaja e viktimës.

Mediat shkruajnë se një prej të afërmve i ka vënë zjarrin motoçikletës pa bërë të ditur arsyen. Për këtë është dashur ndërhyrja e karabinierëve të tjerë për të menaxhuar situatën.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit