Home ShowBiz Do përsëritet...

Do përsëritet tragjedia? Po i ndiqte një paparac, Harry dhe Meghan i shpëtojnë një aksidentit fatal

152
0

Familja mbretërore në Britaninë e Madhe, do të kishte përjetuar tragjedinë e dytë nga paparacët. Princi Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle për pak sa nuk u përballën me pasoja fatale teksa tentonin t’i largoheshin me automjet një paparaci.

Incidenti ka ndodhur të martën mbrëma ndërsa lajmin e ka dhënë zëdhënësi i Princit. ”BBC” raporton se incidenti ndodhi pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it morën pjesë në një ceremoni çmimesh në Nju Jork të martën.

Zëdhënësi i princit tha se “ndjekja e pamëshirshme” zgjati për më shumë se dy orë. Sipas deklaratës zyrtare, dyshja për pak sa nuk u përplasën me drejtuesit e tjerë në rrugë, këmbësorët dhe oficerët e policisë.

Princeshë Diana humbi jetën në një skenar të ngjashëm. Më 31 gusht, 1997, Diana humbi jetën në tunelin Pont de l’Alma në Paris teksa shoferi i saj po tentonte që t’i shpëtonte një paparaci.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit