Home Aktualitet Do të preket ...

Do të preket parku i Divjakës? Mirela Kumbaro: Ekosistemet në sipërfaqen ujore nuk do preken

68
0

Ligji për zonat mbrojtura i ndryshuar së fundmi nga qeveria, ka shkaktuar reagime të shumta, ndërsa opozita ka paralajmëruar dërgimin e tij në Gjykatën Kushtetuese. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro e ftuar në emisionin “Kjo javë”, nënvizon se drafti ka shumë përmirësime krahasuar me propozimin e deputetëve.

Kumbaro u pyet edhe për ndërtime të mundshme në Parkun kombëtar të Divjakës. “Parku kombëtar i Divjakës që është një nga lagunat tona më të jashtëzakonshme. Madje në draft ligjin e ri është theksuar që ekosistemet në sipërfaqen ujore janë më të rëndësishme dhe nuk duhet të preken. Një ndër përmirësimet që sjell nënvizon nevojat për kërkesën më strikte për çdo zonë të mbrojtur.

Ligji i vitit 2017, vendosi për herë të parë rregulla, por realiteti duhet ta ndjekim nga pas për të gjetur balancën e duhur midis nevojës për zhvillim në disa zona me kritere të forta dhe mbrojtjes së mjedisit. Këto kritere do të kalojnë në katër filtra, agjencia e mjedisit, ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli Kombëtar i Territorit dhe më pas qeveria”, u shpreh ajo.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit