Home Aktualitet Do thirret Ra...

Do thirret Rama për skandalin e rrogave dhe targave? Imeraj jep përgjigjen

143
0

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj i’u shmang pyetje nëse kryeministri Edi Rama do të thirret për të dhënë dëshmi në lidhje me skandalin e publikimit të të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë pasi kreu i qeverisë u shpreh se kjo është bërë për të destabilizuar vendin.

Pyetje: Nga kanë dalë këto të dhëna personale? Kryeministri Rama tha se ka dyshime që këto të dhëna kanë dalë për të krijuar destabilitet? A do e thërrisni kryeministrin që të japë dëshminë e tij dhe t’iu ndihmojë në këto hetime?

Ne jemi këtu sot për të dhënë të dhënat hetimore për një hetim prej disa muajsh. Për çështjen në fjalë do flas shkurt. Prokuroria Tiranë po kryen çdo veprim të nevojshëm dhe të duhur hetimor brenda kuadratit të lejuar nga ligji. Deri në fund të hetimit veprimet do të jenë intensive dhe do konkludohet me vendimmarrje konkrete. Normalisht që do kemi autorë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit