Home POLITIKE ”Doctor...

”Doctor Honoris Causa” për Mogherinin, Rama: Do të jetë drejtore e Kolegjit të Europës në Tiranë. Mike e çmuar e shqiptarëve

173
0

Kryeministri Edi Rama përshëndeti në ceremoninë e nderimit të Federica Mogherini-t me titullin “Doctor Honoris Causa” nga Universiteti i Tiranës, duke i shprehur asaj mirënjohjen për gjithçka ka bërë për Shqipërinë, për shqiptarët edhe për rajonin.

“Universiteti ka bërë një gjest kuptimplotë edhe të lavdërueshëm duke i dhënë Federikës këtë titull dhe duke e përfshirë në radhën e atyre emrave që rektori citoi dhe të cilët sigurisht janë personalitete shumë të spikatur botërisht. Nëse do të bëja një veçim të Federikës nga ajo radhë, do ta bëja duke pasur parasysh angazhimin e saj personal dhe të vazhdueshëm në mbështetje të Shqipërisë, në mbështetje të përpjekjeve tona për të ecur më shpejt në rrugën e integrimit europian, në mbështetje të nevojës tonë për të pasur zërat që na ndihmonin dhe na ndihmojnë për argumentet tona, në raport me atë që është një gjykatë e përditshme e punës dhe rezultateve, flas për Brukselin dhe pa diskutim edhe për angazhim e jashtëzakonshëm të saj në funksion të paqes, në funksion të normalizimit dhe të rritjes së bashkëpunimit në rajon”, theksoi Rama.

Rama u shpreh edhe se Federica do të vijë më shpesh në Shqipëri, tanimë si drejtore e Kolegjit të Europës. Kolegji i Europës në Tiranë që do të jetë pjesa e tretë e Kolegjit të Europës që qendrën e ka në Bryzh (Bruges), një krah e ka në Poloni dhe krahun tjetër do ta ketë në Shqipëri.

”Është diçka vërtet e jashtëzakonshme për ne. Diçka që do të ishte shumë e vështirë ta imagjinonim vetëm deri disa vite më parë që Shqipëria do të bëhej vendi i Kolegjit të Europës dhe patjetër që edhe për këtë një falënderim i veçantë i takon Federica-s, e cila ka qenë mbështetëse pa rezervë e kësaj ideje”, tha Rama.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit