Home Bota Doli kundër &...

Doli kundër ”Open Ballkan”, Zaev: Jam i befasuar nga Presidenti

264
0

“Është e pakuptueshme se pse dikush do të ishte kundër miqësisë me fqinjët, kundër përafrimit të të rinjve dhe popujve të Ballkanit Perëndimor dhe kundër shkëmbimit më të lehtë ekonomik ndërmjet vendeve të rajonit”. Kështu u shpreh kryeministri në ikje, Zoran Zaev për ”TV21”, kjo ndaj deklaratës së presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski ku tha se është kundër ”Ballkanit të Hapur”. Pjesë e ”Open Balkan”, janë: Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, por qëndrimi i Presidentit e ka vënë në pikëpyetje nëse ky shtet do të jetë ende pjesë e nismës.

”Veçanërisht i i pakuptueshëm kur një reagim i tillë negativ vjen nga njeriu i parë i shtetit, i cili duhej të ishte i pari në mbrojtje të interesave të qytetarëve. Në Maqedoninë e Veriut presidenti i shtetit nuk ka asnjë lloj ingerence në pjesën e lehtësimit të procedurave doganore, në pjesën e futjes së ”One Stop Shop” kalimeve për kalim të shpejtë të kufijve, në pjesën e njohjes së lejeve për punë dhe diplomave.

Nga këtu, edhe pse nuk i arsyetoj kundërshtimet ndaj Ballkanit të Hapur nga ana e Pendarovskit, nuk jam i shqetësuar, sepse jam i bindur se institucionet me përkushtim do të punojnë në sigurimin e përfitimeve nga kjo iniciativë për qytetarët, po aq siç jam i bindur se shumica e madhe e popujve të shteteve tona janë PËR miqësinë tonë dhe miqësinë e mirë, PËR zhvillim të shpejtë të bashkëpunimit të ndërsjellët ekonomik dhe PËR heqjen e shpejtë të të gjitha pengesave të cilat kanë dalë nga kufijtë.

Unë jam i befasuar që Pendarovski ka ndryshuar qëndrimet për këtë iniciativë para se gjithash ekonomike, por nuk do jem i befasuar kur sërish do të hamendësohet që të japë mbështetje në periudhën e ardhme në interes të qytetarëve, shtetit dhe rajonit”, tha Zaev.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit