Home Sporti Dortmundi fit...

Dortmundi fiton me manita ndaj Freiburg, Haaland shkëlqen me dopietë (VIDEO)

122
0

Dortmund rrëmbeu fitoren e dytë radhazi në kampionat, duke mundur në shtëpi Freiburg në shifrat 5-1, duke vulosur gjithçka që në pjesën e parë.  Thomas Meunier arriti që të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 14-të, ndërsa pa u mbushur gjysmë ore lojë ishte sërish belgu që realizoi golin e dytë për këtë sezon.

Pa u mbyllur pjesa e parë ishte radha e Haaland, i cili shënoi golin e tretë ndaj Freiburg. Freiburg ngushtoi diferencën me anë të Demirovic, megjithatë nuk ishte i mjaftueshëm për skuadrën e Streich. Për të vulosur gjithcka mendoi Haaland, i cili shënoi dhe golin e dytë personal në këtë takim dhe të katërtin për Dortmund.

Ky ishte goli i 15 sezonal për norvegjezin në 13 ndeshje. Verdhezinjtë i ushtrojnë presion Bayernit, që e shohin vetëm 3 pikë larg, megjithatë bavarezët kanë një ndeshje më pak se Dortmund.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit