Home Aktualitet Drafti i Ramë...

Drafti i Ramës, ministri maqedonas: E kam lexuar, i nxjerr palët nga ngujimi

90
0

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani thotë se e ka lexuar draft-statutin e propozuar nga kryeministri shqiptar Edi Rama për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kryediplomati, që kryeson dhe OSBE-në, thotë se është një rrugë e mirë që i nxjerr palët nga ngujimi.

“Këshilla më e mirë që mund t’ia japim, jo vetëm Kosovës, por të gjithëve në rajon që të mbani ngushtë raportet me komunitetin euroatlantik për shkak se kjo është e ardhmja e vetme e rajonit.

Unë e kam parë atë draft dhe përshëndes iniciativën e zotit Rama për të krijuar situatë të re për të lëvizur nga ky ngujim në të cilën janë Kosova, komuniteti ndërkombëtar dhe komuniteti serb në Kosovë.

Nuk pretendoj se zoti Rama tenton të imponojë zgjidhje. Ai tenton të krijojë shteg, një dalje nga ky ngujim. Edhe në emër të shtetit (Maqedonisë së Veriut ) dhe në emër të OSBE-së, si shtet kryesues i OSBE-së, përshëndes këtë nismë të kryeministrit të Shqipërisë që mendoj se është shumë qëllimmirë”,-tha Osmani.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit