Home Aktualitet Drejtuesit e ...

Drejtuesit e kompanisë së njohur shqiptare mblidhen në Vjenë për rritjen e mëtejshme

2483
0

Në datat 23-24 qershor, Grupi BALFIN zhvilloi Takimin e Ekipit Ekzekutiv Drejtues në Vjenë, Austri, me pjesëmarrjen e Presidentit të Grupit Samir Mane, Drejtorieshës Ekzekutive, Zv. Presidentëve, Drejtorët Ekzekutivë të të gjitha kompanive të Grupit dhe Drejtorët e Departamenteve të tij. Ky takim vjetor është i një rëndësie të madhe përsa i përket drejtimit strategjik të Grupit BALFIN.

Agjenda e kësaj mbledhjeje me menaxherë të lartë drejtues përfshinte tema të ndryshme ndërvepruese mbi të tashmen dhe të ardhmen e Grupit BALFIN. Takimi u nis nga Drejtoresha Ekzekutive e Grupit, Edlira Muka, e cila u ndal në arritjet e vitit 2021. Më tej, Zv. Presidentët referuan mbi përditësimet për çdo sektor dhe strategjinë për dy vitet e ardhshme. Një tjetër pikë interesante në agjendë ishte diskutimi mbi efektivitetin e strategjisë dhe pyetjet dhe përgjigjet me Christo Popov, Themeluesin dhe Drejtorin Ekzekutiv të Fast Track, i cili gjithashtu udhëhoqi trajnimin Fast Track Way në fillim të këtij viti me menaxherë të lartë të BALFIN.

“Dëshiroj të shpreh vlerësimin tim për lidershipin që keni treguar në departamentet dhe kompanitë tuaja përkatëse, në të njëjtën kohë duke fuqizuar frymën e inovacionit, duke krijuar mundësi të barabarta që njerëzit tanë të rriten dhe duke lënë gjurmë pozitive në shoqëri. Prej këtu, vetëm mund të rritemi”,-tha Presidenti i Grupit BALFIN, Samir Mane, në mesazhin e tij për të pranishmit, i cili u pasua nga një sesion interaktiv me pyetje dhe përgjigje.

Pika më e rëndësishme e agjendës ishte diskutimi i hapur me drejtuesit e kompanive mbi çfarë mund të përmirësojë Grupi BALFIN për t’iu përgjigjur sfidave të ardhshme, të cilat do të shërbejnë si bazë për vendimet strategjike. Zgjedhja e Vjenës për këtë takim nuk ishte e rastësishme. Në këtë qytet, Samir Mane themeloi Grupin BALFIn në vitin 1993.

BALFIN sivjet e shtoi praninë e tij një një tjetër shtet të Evropës qendrore, në Zvicër, ky një zyrë përfaqësie e BALFIN Real Estate, operon në tregun e pronave të patundshme, me fokus disporën shqiptare dhe klientët potencialë vendas. Grupi Balfin ka një portofol të gjerë biznesi, duke filluar nga zhvillimi i pasurive të paluajtshme, bankat, qendrat tregtare dhe tregtia me pakicë. Balfin operon në 8 vende të ndryshme të botës dhe sot ka rreth 5.500 punonjës.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit