Home ShowBiz Dua Lipa &#82...

Dua Lipa ”djeg” jugun, ”Daily Mail” shkrime për artisten dhe Shqipërinë (FOTO)

19
0

Si kurrë më parë, ylli global me origjinë shqiptare, Dua Lipa pushimet verore po i kalon në jugun e Shqipërisë, dhe kështu po i tregon miliona ndjekësve në rrjetet sociale origjinën e saj, duke promovuar bukuritë e, përmes fotove dhe videove.

Prej ditësh, këngëtarja po pushon në jug të Shqipërisë, bashkë me familjen dhe partnerin e saj Anwar Hadid. Duket se artistja po i shijon momentet në bregdetin jonian, teksa nuk kanë munguar as vizitat në vendet historike, si Kalaja e Krujës dhe Parku Kombëtar i Butrintit.

Bukuria e Rivierës Shqiptare dhe aventurat e Duas kanë tërhequr vëmendjen e tabloidit britanik, ”Daily Mail”. Pasi shkruan për pozat sensuale dhe veshjet me klas të 25-vjeçares, gazeta tregon për origjinën dhe vendodhjen e fotove.

Në një video të postuar në Instagram, ndërsa ia merr valles nën ritmet e këngëve popullore, Dua thotë se kjo është mënyra si i tregon të tjerëve origjinën e saj, pa qenë nevojë ta shpjegojë me fjalë. ”Daily Mail”, ndër të tjera kujton se këngëtarja e dhjetëra hiteve erdhi në Tiranë, për t’iu bashkuar nismës së bashkisë, Adopto një Kopsht”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Showbizi

Më shumë nga Showbiz

Lajmet e Fundit

Te Fundit