Home Aktualitet Duka: Halli i...

Duka: Halli i Berishës, jo i opozitës! Të përballet individualisht me drejtësinë!

45
0

Kreu i PAA-së, Agron Duka thotë se halli i Sali Berishës me drejtësinë nuk është halli i gjithë opozitës, ndërsa shton se individualisht gjithsecili duhet të përballet me drejtësinë. I pyetur nëse opozita po behet avokat i ish-kryeministrit, Duka tha se ka disa elementë që e mbështesin, por nuk janë të gjithë.

”Halli i Berishës nuk është halli i gjithë opozitës ndoshta ka elementë aty që qajnë hallin e opozitës. Opozita është çorientuar dhe mundohet të orientohet drejt një shumice njerëzish. Ne u orientuam drejt shumicës, se ndoshta t’i shërbejmë bashkimit. Kemi marrë një iniciativë me Dulen të bëjmë një federatë opozitare ku të ftohen këto forcat e pozitës dhe opozitës ku të krijojmë një federatë ku mos të ketë një 1, por disa.

Qëllimi është t’i shërbejmë bashkimit dhe jo ndarjes. Nuk bashkohet asnjë, as Lulzim Basha. Nuk mundet ne të përjashtojmë njerëz që kanë mandat deputeti. A vjen me një thes votash apo një grusht bëhet pjesë. Individualisht duhet të ballafaqohet me drejtësinë. Ka edhe deputetë Të mundohemi ti shërbejmë asaj për të cilën na kanë votuar”,-tha Duka.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit