Home Bota Duke ecur në ...

Duke ecur në rrugët e New York-ut, Vuçiç: Dua të lë gjurmë në OKB, por fjalimi im…

16
0

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka informuar se do të mbajë një fjalim që shumë njerëzve nuk do t’ju pëlqejë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Dua të lë gjurmë me atë fjalim”, njofton ai, bashkë me pretendimin se adresimi i tij në foltoren e OKB-së mund të ndërpritet.

Si temë kryesore ka përcaktuar parimet e së drejtës publike ndërkombëtare, por qartësisht do të flasë për Kosovën dhe pretendimet territoriale të Serbisë.

“Për tridhjetë vjet, populli serb vuajti hipokrizinë, presionet dhe sulmet më të rënda, vetëm pse donte të ruante tokën e tij dhe vatrat e stërgjyshërve të tij. Në ato tridhjetë vjet na morën gjithçka, nga njerëzit në territor. Dhe për gjithçka që na bënë, na fajësuan gjithmonë.

Sot situata për vendin tonë është po aq e vështirë sa ishte para pesëmbëdhjetë apo njëzet viteve. Megjithatë, për herë të parë, erërat e lirisë po fryjnë gjithnjë e më fort këtu në OKB”, shkruan Vuçiç në profilin e tij në Instagram.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit