Home POLITIKE Dy fluturime ...

Dy fluturime Kabul-Tiranë të planifikuara për të dielën, por asgjë s’është e sigurtë

8
0

Prej një jave pritet të vijnë avionët e parë me refugjatët afganë në Shqipëri.

Që prej të hënës deri ditën e sotme mësohet se ishin planifikuar fluturime nga Kabuli drejt Tiranës por ato janë anuluar për shkak të kaosit në Kabul.

Top Channel raporton se nga burime të Aviacionit Civil ka mësuar se pasditen e të dielës janë kërkuar leje ulje për dy avionë ushtarakë amerikanë.

Avioni i parë nëse do të mbërrijë do të sjellë 160 persona ndërsa avioni i dytë 250.

Gjithsesi gjithçka do të bëhet e qartë vetëm kur avionët të kenë lënë pistën e aeroportit Hamit Karzai drejt Tiranës, kjo pasi 6 ditëve të fundit ka pasur planifikime të cilat janë anuluar.

Raportimet e mediave ndërkombëtare edhe sot kanë përcjell lajmet e kaosit që vazhdon përreth aeroportit të Kabulit ku për të normalizuar situatën janë dislokuar trupa ushtarake amerikane dhe britanike.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit