Home Aktualitet Dy gjimnazist...

Dy gjimnazistë që konsumojnë drogë: Një cigare e blejmë nga 5 deri në 10 mijë lekë të vjetra

44
0

Policia e Tiranës goditi një bandë droge, me strukturë shpërndarësish në shkolla dhe lokale nate. 20 persona të moshave të ndryshme u arrestuan, 4 po kërkohen, mes tyre 3 vajza. Dy adoleshentë përdorues pranë kangjellave tek “Petro Nini Luarasi” në Tiranë, flasin hapur.

”Gjimnazist jam dhe unë, në vitin e tretë. Nuk jam përdorues i fortë, por për qef. Kur mblidhemi për ditëlindje. Nuk jemi përdorues të varur nga droga. Me shokët, hajde pije. Hamë bukë.Të bën të hash bukë shumë. Para një viti, 16 vjeç e kam konsumuar për herë të parë. Të lezeton, të heq streset. E ke mendjen për të qeshur, jo për të mbajtur mendjen tek stresi. Ka, është hashashi”,-u shpreh ai.

Kurse një tjetër adoleshent, tregon se drogën e mësoi në lagje, poshtë pallateve apo në rrugicat pa ndriçim. Kurse në shkollë shumë shokë e shoqe të tij e marrin normalisht, kryesisht kanabis.

“18 vjeç, prej një viti. E nisa nëpërmjet shokëve, në lagje. Në çdo cep konsumohet. Kanabis. Është për të rinjtë. Është qetësuese. Rinia ka strese. Është dhe pjesë qejfi. Nuk është se është e domosdoshme. Me raste për qejf. 2-3 herë në javë. Nuk e kalojmë cakun. Është e lehtë me e gjet. Në çdo cep. E dallon. Kush e pi e di. I shohin dhe vetë ato që e shesin tha njëri prej tyre”.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit