Home Aktualitet Dy grupet në ...

Dy grupet në PD akuzojnë: Rama liroi Tahirin

63
0

Grupi i ”Rithemelimit”, Sali Berisha thotë se Tahiri është liruar me urdhër të Edi Ramës. Ish-kryeministri tha se Tahiri e ka kërcënuar Ramën se nëse nuk do të dalë nga qelia, atëherë sipas Berishës, Tahiri do të zbërthejë lidhjet e krimit që ka Olsi Rama dhe kryeministri me bandat nga Meksika gjer në Afrikën e Jugut.

“Saimir Tahiri u lirua me urdhër të Edi Ramës me ultimatumin që i çoi se është dita e durimit, përndryshe do zbërthejë të gjitha lidhjet e Olsit dhe Edit me bandat që nga Meksika deri në Afrikë të Jugut”,-tha Berisha.

Nga PD zyrtare, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, thotë se ky vendim i marrë nga Gjykata e Elbasanit ishte politik.

”Saimir Tahiri do mbahet mend si ministri kampion i Ramës që garantojë paprekshmërinë e grupeve kriminale, thellojë bashkëpunimin e shtetit me to dhe si kurrë më parë me leje shtetërore mbushi vendin me kanabis, duke favorizuar fuqizimin e krimit të organizuar”,-tha Bardhi.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit