Home Aktualitet Dyshohet se A...

Dyshohet se Arjan Tase e përdorte gomonen edhe për trafik droge. Prokuroria ndryshon akuzën, kërkon burg për “vrasje me dashje”

116
0

2 ditë pas ngjarjes tragjike, Prokuroria e Vlorës ka ndryshuar akuzën për Arjan Tasen, drejtuesin e gomones që vrau 7-vjeçaren në plazhin e Potamit. Mësohet se ndaj tij rëndon akuza për “vrasje me dashje” dhe jo “vrasje nga pakujdesia”, që ishte akuzuar më herët. Që do të thotë se me akuzën e re të ngritur nga organi i akuzës, Tase rrezikon nga 10-20 vite burg, e jo gjobë apo5 vite burg. Në dosje janë regjistruar dëshmitë e 3 qytetarëve të cilët kanë treguar me detaje se si ka ndodhur ngjarja.

Nga ana tjetër, situata rëndohet pasi dyshimet e hetuesve të Prokurorisë së Vlorës dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore janë se Arjan Tase mund të ketë lidhje me trafikun e drogës dhe organizata kriminale që ushtrojnë aktivitetin e tyre në trafikun e narkotikëve.

Mjeti është zyrtarisht në pronësi të kushëririt të Arjan Tases, Adhurim Kushit, si pjesë e një biznesi që merrej me dhënien me qira të mjeteve lundruese.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit