Home Aktualitet Dyshohet se v...

Dyshohet se vranë policin e FNSH, ja kush ishte objektivi i atentatit në Fushë-Krujë

1593
0

Brilant Martinaj, një nga viktimat e atentatit të sotëm në Fushë-Krujë dyshohet se është i përfshirë në ekzekutimin e efektivit Xhulianao Prela. Dyshohet që objektiv i atentatit ka qenë pikërisht Brilant Martinaj dhe shkak i ngjarjes ka qenë hakmarrja.

Brilant Martinaj rreth një muaj më parë është kthyer nga jashtë shtetit pasi Gjykata i ka hequr masën e arrestit ndërkombëtar për vrasjen e Xhuljo Prelës.

Bëhet me dije se dy viktimat e tjera të atentatit mafioz në Fushë-Krujë identifikohen si Diklen Vata  dhe Besmir Hoxha. Makina e autorëve është gjetur e djegur në afërsi të Niklës në fshatin Larushkë. Në makinën e autorëve është konstatuar edhe një armë zjarri automatik.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit