Home KRYESORE E BUJSHME! Hu...

E BUJSHME! Huliganët e “Dinamo Zagreb” dhe “Panathinaikos” i bashkohen Romës kundër holandezëve

1158
0

Tirana në orët në vijim pritet të ndizet nga atmosfera e tifozëve. Mbrëmjen e djeshme kishte përplasje të shumta mes tifozerive dhe policisë.

Një faqe e dedikuar për “Huliganët”, shkruan se në kryeqytetin shqiptar po ndodh bashkim tifozësh të dhunshëm dhe të dajakut.

Sipas tyre ultrasit e “Dinamos së Zagrebit” dhe të “Panathinaikosit”, Gate 13, u janë bashkuar italianëve, për t’u përballur me ata holandezë.

Të gjitha këto grupime tifozash huliganë pritet të jenë së bashku për tu përballur me ata holandezë, të cilët njihen si tifozat me të rrezikshëm, pas atyre anglezë.

Me sa duket do kemi ndeshje në fushë dhe grushta në rrugë. Ndaj janë angazhuar mijëra forca policie për të ruajtur rendin publik, por gjasat janë që pas ndeshjes mund të ketë probleme serioze mes këtyre tifozerive.

Ndërkohë po bëhet thirrjet qytetarëve të Tiranës të jenë shumë të kujdesshëm sonte, sidomos pas ndeshjes.

With AS Roma🇮🇹 & Dinamo Zagreb🇭🇷 and Gate 13🇬🇷 in street riots in Tirana #hooligans #asroma #Feyenoord

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit