Home Sporti E BUJSHME/ Re...

E BUJSHME/ Reali bën goditjen e parë të madhe në merkato, transferon talentin anglez

139
0

Real Madrid është gati të mbyllë goditjen e parë të madhe për sezonin e ardhshëm. Siç raporton Marca, transferimi i Jude Bellingham është shumë afër.

Mesfushori anglez do të largohet nga Borussia Dortmund për të nisur një aventurë të re në La Liga. Klubi madrilen mundi konkurrencën e Liverpool dhe Manchester City, të cilët ishin të gatshëm të hidhnin shumë të mëdha për talentin.

Futbollisti 20-vjeçar do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2029 dhe do të kushtojë rreth 120 milionë euro. Verdhezinjtë e blenë atë në 2020 nga Birmingham për 25 milionë euro. Njoftimi zyrtar pritet të bëhet në fund të këtij sezoni në Bundesligë. /R.Lika-Koha Jonë/

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit