Home Sporti E BUJSHME/ Zi...

E BUJSHME/ Zidane mund të marrë drejtimin e Bayernit në verë

78
0

Bayern Munich në sezonin e ardhshëm do të ketë një trajner të ri. Sipas “Sky Deutschland”, emri më i fundit është ai i francezit Zinedine Zidane, me të cilin klubi ka patur disa kontakte.

Klubi ka konfirmuar për momentin trajnerin Thomas Tuchel, pavarësisht vështirësive në kampionat dhe Champions. Gjithsesi, drejtuesit nuk duan të kapen të papërgatitur nëse situata përkeqësohet.

Zidane, 51 vjeç, nuk drejton një skuadër që nga vera e vitit 2021, pasi përfundoi kontratën te Real Madrid. Pikërisht për këtë arsye do të kishte avantazhin që të mund të merrte menjëherë skuadrën.

Bavarezët vijnë pas tri humbjeve radhazi, dy në Bundesligë dhe një Champions League. Kandidatët për të zëvendësuar Tuchel janë edhe Alonso, Flick e Conte.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit