Home Aktualitet E krahasoi me...

E krahasoi me Vuçiçin, Berisha i përgjigjet Bashës: ”Foltorja” po të nxjerr mënjanë

84
0

Ish-kryeministri Sali Berisha në konferencën për shtyp, i është përgjigjur Lulzim Basha, pasi ky i fundit në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, u shpreh se vetëm Vuçiç në Kosovë kërkon struktura paralele. Berisha theksoi se ”Foltorja”, është duke e nxjerrë mënjëanë kryedemokratin, dhe pohoi se shitja që ai i ka bërë shpirtit të tij është vepër e tij dhe jo e demokratëve.

Pyetje: Si e komentoni deklaratën e Bashës “PD nuk mund të funksionojë me struktura paralele. Vetëm Vuçiç ne Kosove kerkon struktura paralele dhe Dodiku ne Bosnje”.

Pengkryetarit i them se shitja që i ke bërë shpirtit tënd është vepër e jotja. Nuk janë demokratët që kanë ndërtuar dosjen e pengmarrjes tënde. I them se ke që nga shtatori dhe deri sot i ndryrë brenda 4 mureve.

S’ke takuar dot dhe se takon dot anëtarë, madje as qytetarë pa parti sepse nuk është kollaj që këta të fundit ti japin dorën një të pabesi, të ulen dhe arsyetojnë me një njeri që pas 8 viteve s’premton gjë tjetër, vetëm po të ketë jetë dhe po të mos ishte ”Foltorja” do preferonte të rrinte 80 vite në opozitë. ”Foltorja” po e nxjerr mënjanë.

LAJMET KRYESORE

Të përzgjedhura

Më shumë nga Aktualiteti

Më shumë nga Aktualiteti

Lajmet e Fundit

Te Fundit